Boshnjakovski: Me Partinë Demokratike Turke ka marrëveshje, po bisedohet me BESËN

Maqedonia

Boshnjakovski: Me Partinë Demokratike Turke ka marrëveshje, po bisedohet me BESËN

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:52
Mile Boshnjakovski

Me Partinë Demokratike Turke ekziston marrëveshje për koalicion, ndërsa me Lëvizjen BESA ende po bisedohet. Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, gjatë konferencës për shtyp, i pyetur lidhur me zgjerimin e koalicionit qeveritar.

“Sa I takon partisë turke po, tashmë ekziston marrëveshje, ata në njëfarë mënyrë, tashmë janë pjesë e koalicionit qeverisës, megjithatë për të gjitha informacionet e mbetura akoma është herët që të flitet. Kryeministri paralajmëroi se deri në fund të muajit prill do të rrjedh ky proces, kështu që mbetet të presim e të shohim. Në momentin që do të kemi ndonjë vendim si Qeveri, do të ju informojmë”, ka deklaruar Boshnjakovski, raporton Shenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat