Dimitrov: Shpresoj të ketë përparim pas takimit me Kotzias

Maqedonia

Dimitrov: Shpresoj të ketë përparim pas takimit me Kotzias

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:56
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov shpreson në përparim drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, pas vizitës së homologut të tij grek, Nikos Kotzias.

Siç është raportuar tashmë, takimi Dimitrov-Kotzias do të mbahet në qytetin turistik të Ohrit.

Dimitrov thotë se bisedimet janë të rënda, por pret bisedime themeltare, duke u shprehur se shpreson në përparim.

Diplomati i Maqedonisë shprehet se të dy shtetet sinjalizojnë një proces të ndërlikuar, duke përmbyllur se janë të përqëndruar maksimalisht në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat