Nuk pranohen kërkesat e palës mbrojtëse të Gruevskit për "Tankun"

Maqedonia

Nuk pranohen kërkesat e palës mbrojtëse të Gruevskit për "Tankun"

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:27

Në Gjykatën Penale është duke vazhduar seanca kryesore për rastin “Tanku” në të cilën të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovksa dhe ndihmës ministri Gjoko Popovski për blerje të Mercedesit me vlerë 600 mijë euro.

Kerkesa e palës mbrojtëse për mos pranimin e bombave, përkatësisht bisedave telefonike të marrura nga partia politke LSDM si dëshmi për lëndën “Tanku”, nuk u pranua nga gjykata duke e vlerësuar si të pabazë kërkesën e tyre.

Sa i përket dëshmive tjera materiale pala mbrojtëse kërkoi deklasifikimin e tyre për shkak se bëhet fjalë për dokumente të etiketuara si të besueshme apo strikt të besueshme. Pala mbrojtëse kërkoi edhe leximin e të gjitha dëshmive të shkruara, por kjo kërkesë nuk u pranua për shkak se e njëjta sipas gjykatëses është dashur të bëhet para se të fillojë leximi i titujve. Kërkesat e palës mbrojtëse gjykatësja i hodhi poshtë si të pabaza ndërsa i vlerësoi kërkesat e tyre si arsye për prolongimin, ndërsa tha se nuk është në dobi të tyre prolongimi i gjykimit.

Lidhur me këtë reagoi edhe vetë ish kryeministri Gruevski i cili tha se kërkesat e avokatëve bëhen me qëllim që i tërë opinioni të kuptojë se dëshmitë e propozuara nga Prokuroria janë të pa baza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat