Hoxha: Do të ketë punësime të reja, përfaqësimi i drejtë ende s’është përmbushur

Maqedonia

Hoxha: Do të ketë punësime të reja, përfaqësimi i drejtë ende s’është përmbushur

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:53

Nëntëdhjetë për qind nga gjithsej 958 persona të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, të përfshirë me fazën e parë, tashmë i kanë nënshkruar vendimet për risistemim në institucionet shtetërore.

Nga Qeveria presin që vendimet t’i nënshkruajnë edhe 10 për qind e mbetur. Nëse nuk e bëjnë atë së shpejti, ata do të vendosen në listën për transfer për në fazën e dytë për kur është paraparë risistemimin e të tjerëve nga gjithsej 1.600 të punësuar sipas kësaj baze.

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp theksoi se nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ata sistematizohen në institucione të tjera ku sipas analizës dhe planit të Sekretariatit, përfaqësimi i drejtë nuk është në nivelin e nevojshëm.

Në pyetjen nëse me sistemimin e këtyre të punësuarve përfundon procesi i punësimit në bazë të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfaqësimit të drejtë, Hoxha theksoi se pasi që do të përfundojë ky obligim, do të ketë shpallje për punësim nëse në institucione të caktuara përfaqësimi i drejtë nuk është përmbushur.

Plani që është bërë paraprakisht tregon se këto të punësuar në pjesën më të madhe do të risistemohen në MPB, DAP, Doganë, Spitalin Klinik Tetovë, Drejtorinë për Libra Amë dhe Prokurorinë Publike. Pastaj pasojnë MPJ, Kadastra, MASH, FSSH dhe Ministria e Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat