LASH-i kundërshton pr/ligjin e arsimit fillor

Maqedonia

LASH-i kundërshton pr/ligjin e arsimit fillor

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:58

Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë dhe Sindikata e Arsimit dhe Shkencës me kritika ndaj propozim ligjit të ri për Arsim fillor. Të dyja palët ankohen se nuk janë përfshirë fare në procesin e hartimit të ligjit. LASH kërkon kthimin e programit 8 vjeçar dhe plotësimin e standardeve të tjera sikurse ndërtimi i godinave shkollore në rajonet shqiptare në mënyrë që të mund të zbatohet ligji i ri.

"Pra Ministria e Arsimit patjetër duhet të propozon zvogëlimin e pragut pra,të mos jetë 20-30 por le të jetë 15-24 nxënës.Sepse nuk mundet të kemi cilësi në qoftë se kemi 30 nxënës në klasë, sipas këtyre programeve që i kemi.5.34 Duhet të analizojmë mirë terrenin si i kemi programet,si i kemi shkollat fillore, standartet, godinat shkollore sepse ne,në disa territore shqiptare sidomos në Cair neve na nevojiten më se paku edhe 4-5 shkolla, godina shkollore, pra të ndërtohen në mënyrë që t’i hapin paralele të reja dhe t’i përfshijmë nxënësiit dhe ngadalë më programet të reja të ngritet cilësia në arsim", deklaroi Nuhi Dardhishta,LASH.

Sindikata e Arsimit dhe Shkëncë nga ana tjetër shpreh shqetësimin se me uljen e fondit të orëve rrezikohet edhe puna e mësimdhënësve.

"Realishtë do të kemi probleme me teprica teknologjike e cila në përputhje me ligjin e ri për arsim fillorë parashihet 3, 6 ose 9 orë të plotësojë ai të cilit i mungojnë orët.Në mënyrë serioze duhet të bëhët një analizë, sa orë saktë do të punohet, sa do të lirohen, a do të mbulohen të gjitha nevojat e mësimdhënësve. Në të kundërtën kjo për ne si SASHK është e plotësisht e papranueshme dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi që ndonjëri nga anëtarët tonë të punësuar në arsim të mbetet me më pak fond të orëve ose edhe të përfundojnë në rrugë", u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nga SASHK-u kundërshtojnë edhe angazhimin e arsimtarëve në punët administrative sic është paraparë më ligjin e ri.Ata thonë se një gjë e tillë është papranueshme pasi që arsmitarët nuk janë të përgatitur për punë administrative teknike sic janë mirëmbajtaj e faqeve të internetit të shkollave e të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat