Dramë e vërtetë mes shkupjanit dhe policëve, përdoren armët dhe shok bomba

Maqedonia

Dramë e vërtetë mes shkupjanit dhe policëve, përdoren armët dhe shok bomba

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:49

Mbrëmë rreth orës 21 në Manastir në rrugën "Pitu Guli" është kryer grabitje në një market të kësaj rruge. Grabitësi me kërcënim me armë nga e punësuara 21 vjeçare I.S ka marë rreth 23.650 denarë dhe tre telefona celularë, me çka ka braktisur vendin e ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen, pas dyshimeve se personi i mundur që ka kryer grabitjen mund të jetë 32 vjeçari D.J nga Shkupi, me urdhër të Gjykatësit janë nisur nëpunës policor në apartamentin e shkupjanit ku ai kishte qëndruar. Pasi që i njejti kishte vërejtur policor, ai disa herë kishte gjuajtur me armë mbi policët. Policët kishin bërë thirje që të dorëzohet por pa sukses.

Më pas nëpunësit policor kishin gjuajtur me shok bomba, me çka e kanë detyruar D.J të dalë nga banesa por ai përsëri ka gjuajtur mbi ta.Me veturë të ndihmës së shpejtë D.J është transportuar në Qendrën Klinike në Manastir.Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokuror Publik nga PTHP Manastir i cili ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Po ndërmeren masa për zbardhje të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat