Projektligji për gjykatat kritikohet nga opozita

Maqedonia

Projektligji për gjykatat kritikohet nga opozita

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:19
Komisioni

Vlerësime të ndryshime vinë nga palët e përfshira sa u takon propozim ndryshimeve në ligjin për gjykatat. Ndër propozimet për ndryshime në ligj janë kritere të reja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit gjyqësor si dhe masa disciplinore për gjykatësit në punën e të cilëve konstatohet parregullsi. Ish zv ministja e drejtësisë Biljana Brishkovska, përfaqësuese e VMRO-DPMNE-së në grupet e punës për ligjet reformuese, thotë se pushteti nuk ka pranuar asnjë propozim të tyre dhe kritikon ligjin i cili sipas saj nuk nënkupton reformë.

"Propozimet e përgatitura dhe plotësimet në ligjin për gjykatat dhe ligjin për këshillin gjyqësor nuk përmbajnë asnjë dispozitë e cila mund të konsiderohet si reformë sepse edhe fjala reformë nënkupton se diçka ndryshon. Ligji kështu si është propozuar nuk përputhet me asnjë rekomandim të Komisioni të Venecias", deklaroi Biljana Brishkovska, ish zv.ministre e drejtësisë.
 

Nga Instituti për liritë dhe të drejtat e njëriut konsiderojnë se nevojitet përcaktim kriteresh për rizgjedhjen e gjykatësve në vend.

"Është për të ardhur keq nëse nuk bëhet një rivlerësim I gjykatësve. Edhe në 2010 kur janë bërë ndryshimet thuhet se do të bëhet vlerësim edhe për përzgjedhjet që janë bërë në vitin 2009. Pse të mos bëhet tani kur shohim që me ndryshimet e reja parashikohet edhe marrëveshje për sistemin AKMIS dhe me të gjithë vlerësimet sasiore, të bëhet edhe një rivlerësim I gjykatësve për ti pare se deri ku janë dhe si janë", deklaroi Mirosllav Draganov, Instituti për Liri dhe të Drejtat e Njeriut.

Zv ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski thotë se ligji do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias dhe sugjerimet e Komisionit do të përfshihen në ligj.
"Këshilli vendosi që propozimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë në procedure parlamentare është shumë më cilësor në këtë moment nga propozimi I dorëzuar nga opozita që nuk nënkupton se pas dërgimit të këtyre dy propozim-ligjeve në Komisionin e Venecias dhe pas pranimit të vërejtjeve eventuale të komisionit në muajin qershor dhe pas debateve për ndryshimet e pakosë së tretë që vine më vonë, nuk do të përfshihen edhe ndryshime të caktuara",  deklaroi Oliver Ristovski, zv ministër i Dresjtësisë.
Diskutimet ishin pjesë e debatit publik në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat