Konfirmohet paraburgimi për Mitko Çavkovin

Maqedonia

Konfirmohet paraburgimi për Mitko Çavkovin

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:48
Mitko Çavkov

Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale.

Gjykata e Apelit gjithashtu hodhi poshtë kërkesën që Çavkov të mbrohet në liri, pasi nuk ishte e plotë.

Çavkov tanimë për pesë muaj ndodhet në paraburgim, ndërsa para disa ditës u lirua vetëm për një ditë, ndërsa më pas sërish u kthye në paraburgim.

Ai akuzohet për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat