Interpelanca e Qeverisë/VMRO: Kjo qeveri s'ka kapacitet për të udhëhequr institucionet

Maqedonia

Interpelanca e Qeverisë/VMRO: Kjo qeveri s'ka kapacitet për të udhëhequr institucionet

Më: 11 prill 2018 Në ora: 20:24
Dragan Danev

Deputetët e VMRO-së po kritikojnë qeverinë në seancën e interpelancës së qeverisë Zaev. Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-së, Dragan Danev deklaroi se kjo qeveri dëshmoi se nuk ka kapacitet të udhëheqë institucionet.

“Në vend se të merret me problemet e qytetarëve ajo merret me çështjet partiake dhe për të ruajtur koalicionin me BDI-në. Për të qëndruar në pushtet, ju i keni varrosur interesat kombëtare. Ju i keni partizuar të gjitha institucionet. Të gjithë ata që nuk mendojnë si ju po largohen nga puna”, ka thënë Danev. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat