BESA përfundimisht në qeverinë e Maqedonisë

Maqedonia

BESA përfundimisht në qeverinë e Maqedonisë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 22:07
Zoran Zaev dhe Afrim Gashi

Hyrja e BESËS e udhëhequr nga Afrim Gashi në qeverinë reformatore të Zaevit tash më është punë e kryer, gjersa brenda kësaj jave priten të formalizohe…
Hyrja e BESËS e udhëhequr nga Afrim Gashi në qeverinë reformatore të Zaevit tash më është punë e kryer, gjersa brenda kësaj jave priten të formalizohen edhe detajet e fundit për pjesëmarrjen e BESËS në qeveri.

Nga burime jozyrtare, të cilat insistojnë të mbeten anonime, marrim vesh se Lëvizjes BESËS do ti takoj Ministria e Mbrojtjes për të cilën thuhet se kryeministri Zaev i beson BESËS për antarësimin e Maqedonisë në NATO. Sipas po të njëjtit burim i cili dëshiron të mbetet anonim, marrëveshja eventuale mes BESËS së Gashit dhe kryeministrit Zaev për hyrje në qeveri mund të nalizohet brenda kësaj jave.

BESA mbetet në qëndrimet e saja për përkrahjen e reformave qeveritare drejt rrugëtimit në NATO dhe BE. Cilat do të jenë parimet dhe principet me të cilat BESA do të hyjë në negociata me kryeministrin Zaev, kjo mbetet të shihet gjatë kësaj jave ku pritet që të ketë konkretizime për marrëveshje eventuale mes BESËS dhe qeverisë aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat