Zbulohet falsifikim diplome në një universitet privat në Maqedoni, padi penale për katër persona

Maqedonia

Zbulohet falsifikim diplome në një universitet privat në Maqedoni, padi penale për katër persona

Më: 12 prill 2018 Në ora: 09:42
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzime penale për personat M.M (47) nga Kumanova, i dyshuar për përdorim të dokumenti me të dhëna të rreme, pastaj për B.R (46) dhe V.M.N (58) nga Shkupi, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, si edhe A.I (38) nga Shtipi, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

I akuzuari B.R, si i punësuar në universitetin “FON”, ka falsifikuar të dhëna për personin M.M, gjoja ka dhënë provime, duke i mundësuar kështu që të merr diplomë universitare, që i ka ndihmuar për punësim si kryeinspektor në departamentin për të huaj dhe për kthim në Qendrën rajonale për punë kufitare “Veri”.

Kjo diplomë është përdorur për vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë, ku B.R sërish ka bërë falsifikime tjera. Edhe këtë diplomë, M.M e ka përdorur në punën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

M.M të njëjtat diploma, duke e ditur se janë të falsifikuara, i ka shfrytëzuar për t’u regjistruar në studime doktorature në Universitetin për turizëm dhe hotelieri në Ohër.

Në këtë cikël mashtrimesh është i përfshirë edhe A.I, dekan në Fakultetin për shkenca juridike pranë Universitetit Ndërkombëtar Sllavjan, i cili e ka ditur gjithë këtë situatë, dhe ka lejuar që të zgjidhet si profesor në këtë universitet.

I akuzuari tjetër, V.M.N, gjatë kontrolleve në universitetin “FON” në Shkup, ka ndihmuar që të fshihet flasifikimi i B.R, duke vënë nënshkrimin e tij në dokumentet e inspektoriatit arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat