Në 10 vitet e fundit, Maqedonia investoi mbi 36 milionë euro nëpër shkolla fillore

Maqedonia

Në 10 vitet e fundit, Maqedonia investoi mbi 36 milionë euro nëpër shkolla fillore

Më: 12 prill 2018 Në ora: 09:46
Ilustrim

Shoqata e analistëve dhe hulumtuesve të rinj (SHAHR), i prezantoi gjetjet nga hulumtimi i Zhvillimit infrastrukturore dhe përgatitjes teknike-teknologjike të shkollave.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 90% e shkollave fillore në Maqedoni. Nga gjetjet kryesore mund të nxirren në pah disa përfundime, si më poshtë:

-Në dhjetë vitet e fundit, Maqedonia ka investuar mbi 36 milionë euro në shkolla.
-Pas identifikimit të situatës në këto shkolla, del se mjetet e nevojshme që duhet të investohen në shkollat fillore për përparim të infrastrukturës dhe përgatitjes teknike-teknologjike, arrijnë në mbi 160 milionë euro.
-Hulumtimi ka treguar se ekziston një dallim i rëndësishëm statistikor në zhvillimin e shkollave fillore në hapësirat urbane dhe ato rurale. Pra, shkollat urbane janë shumë më të përgatitura se ato rurale.
-Shikuar në aspekt rajonal, shkollat e rajonit të Shkupit janë më të përgatitura, krahasuar me rajonet tjera të Maqedonisë. Rajonet tjera kanë nivel të ngjashëm me njëri-tjetrin.
-20 shkolla fillore nuk kanë objekte sanitare. Në këto shkolla ka 1335 nxënës, kurse vetëm me 400 mijë euro do të rregullohej ky problem.
-Vetëm 66,83% e shkollave kanë internet.
-Shkollat më të zhvilluara në aspekt infrastrukturor janë në komunat Karposh dhe Qendër, ndërsa më pak të zhvilluara janë ato në Çeshinovë-Obleshevë dhe Pllasnicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat