Deputeti i BDI-së, Rexha zgjohet nga gjumi pas 10 viteve, thotë se rasti "Alfa" është i montuar

Maqedonia

Deputeti i BDI-së, Rexha zgjohet nga gjumi pas 10 viteve, thotë se rasti "Alfa" është i montuar

Më: 12 prill 2018 Në ora: 10:47

 "Alfa", rasti famkeq dhe trishtues i cili nxori në pah paaftësinë e gjyqësorit në Maqedoni për të vëndosur drejtësinë, i cili rast u aktualizua pas 10 viteve nga Agjencia e Lajmeve  mori vëmendjen e opinionit dhe institucioneve. Pas aktualizimit të këtij rasti, më 29 mars i njëjti u dikutua edhe njëherë në Prokurorin Themelore Publik, por epilogu nuk ishte pozitiv.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Rexhail Ismaili, partia e të cilit për gjithë këto vite sa vuajn dënimin të dënuarit në rastin "Alfa" ka qenë pjesë e ekzekutivit, madje edhe dy nga prokurorët aktual i ka pasur ministria në ekzekutiv, nuk tha asnjë fjalë për këtë rast, e tanimë kur gjasat për rikthim të lëndës janë nën zero ai jep deklarate se ky rast është i montuar. 

"Janë raste të mëhershme siç është rasti i Rexhail Qerimit dhe djalit nga Shkupi, të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm në rastin "Alfa", i cili rast dihet tashmë publikisht ka dalë në sipërfaqe se është një rast mafioz dhe strukturat e ndryshme narko-dilere i kanë montu, ja publikisht sonte po e them i kanë montu. Informatat e mija flasin se është një rast i montuar dhe ne jemi duke bë përpjekje që këto çështje të kenë një zgjidhje përfundimtare, pozitive spse e meritojn", deklaroi Rexhail Ismaili, në emisionin ClikPlus në TV21.

Meqë deputeti Rexhail Ismaili paska njohuri dhe informacione se ky rast na qenka i montuar atëherë pse nuk ka reaguar dhe ndëramrr asgjë deri më sot? Deputeti Rexhail Ismaili i cili njëhet edhe si një nga "boksierët e parlamentit" pas zënëks fizike me ish-deputetin e PDSH-së, Organ Ibrahimi, është dashur që të gjitha këto informacione ti diskutoj me liderin e partisë së tij dhe bashkëbartiakët me qëllim që të merren masa për të përmirësuar padrejtësinë e bërë, e jo informacionet e provat që posedon ti ruaj e ti shpalos nëpër televizione pas 10 viteve, edhe atë pasi që vendimi i dënimit është i prerë.

Po pavarësishtë kësaj, nëse është ashtu siç po thotë deputeti Ismaili, atëherë pse deputetët tjerë të BDI-së janë në gjumë? Pse mungon reagimi i tyre?

Madje, për të gjithë këto Rexhail Ismaili ka mundur të komunikon dhe bisedon edhe me bashkëpartiakin e tij, ish-ministrin e drejtësisë, Bilent Saliji për ti diskutuar të gjitha modalitetet për një zgjidhje të mundëshme për të vënë drejtësinë në vend, pasi që ai paska prova se ky rast është i montuar.

Edhe pse ky rast, që nga fillimi ka pasur indikacione dhe dyshime se është i montuar, dhe në kërkim të drejtëisë edhe ne mbështesim familjet e të dënuarve, Rexhailit i është kujtuar pas 10 viteve të thotë se është i montuar.

PO nejse! Meqë i ka hyrë kësaj pune, ai duhet të bisedojë me prokurorët shqiptarë në Prokurorinë Themelore Publike, disa prej të cilëve kanë qenë edhe ministria të partisë së tij. Duhet të diskutoj me to dhe partin e tij si pjesë e ekzekutivit e jo të poentoi politikisht nëpër emisione televizive. 

Tanimë kur vendimi i Prokurorisë Themelore Publike, është në kundërshtim me këtë që thotë deputeti Rexhail Ismaili, a ka plan 'B' ai si të aktualizojë këtë rast, jo vetëm në Prokurori, opinion, por edhe në mesin e bashkëpartiakëve të tij.

Mbetet që të shihet nëse zotimet e deputetit, Rexhail Ismaili, do të mbeten vetëm se fjalë boshe të thëna në media për përfitime politike, pa bë asgjë konkrete, pasi që thotë se ky rast është i montuar dhe se ka informacione se në të është e përfshirë edhe "nëntoka narko-dilere". Nëse Rexhail Ismaili nuk merrë guximin dhe të bënë diçka më shumë për këtë rast atehërë, pretendimet e tij do të ngelen edhe një film i njohur dhe i parë nga opinioni, e që për regji ka publicitetin politik.

Përndryshe, rasti "Alfa" ka ndodhur në muajn nëntor - dhjetor 2008, në të janë të dënuar me burg të përjetshëm Rexhail Qerimi, ish-ushtarë i UÇK-së dhe dy të tjerë. Ata akuzohen për vrasjen e një pjestari të njësitit policor "Alfa" në parkingun e Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat