Gruevski edhe sot në gjykatë për lëndën “Titanik”

Maqedonia

Gruevski edhe sot në gjykatë për lëndën “Titanik”

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:03

Për sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është caktuar seancë e re për rastin “Titanik”, ky është rasti i parë i Prokurorisë Speciale Publike ku janë të akuzuar 21 persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullvska.

Të lartpërmendurit akuzohen për shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të shprehjes së lire të zgjedhësve, mito gjatë zgjedhjeve, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore gjatë vitit 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat