Kumanovari, me diploma të falsifikuara është bërë profesor universitar

Maqedonia

Kumanovari, me diploma të falsifikuara është bërë profesor universitar

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:18

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzime penale për personat M.M (47) nga Kumanova, i dyshuar për përdorim të dokumentit me të dhëna të pavërteta, pastaj për B.R (46) dhe V.M.N (58) nga Shkupi, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, si edhe A.I (38) nga Shtipi, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Për këtë rast është dorëzuar padi penale kundër B.R. (46) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit”, V.M.N. (58) nga Shkupi për “falsifikimin e dokumentit zyrtar”, por ehe për A.I. (38) nga Shtipi për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

I akuzuari B.R (46), si i punësuar në universitetin “FON”, ka falsifikuar të dhëna për personin M.M, gjoja ka dhënë provime, duke i mundësuar kështu që të merr diplomë universitare, që i ka ndihmuar për punësim si kryeinspektor në departamentin për të huaj dhe për kthim në Qendrën rajonale për punë kufitare “Sever”.

Kjo diplomë është përdorur për vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë, ku B.R sërish ka bërë falsifikime tjera. Edhe këtë diplomë, M.M e ka përdorur në punën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

M.M të njëjtat diploma, duke e ditur se janë të falsifikuara, i ka shfrytëzuar për tu regjistruar në studime doktorature në Universitetin për turizëm dhe hotelieri në Ohër.

Ndërsa në vitin 2013, diplomat i ka përdorur edhe në fakultetin për biznes “Euro Kolexh” në Kumanovë gjatë marrjes së thirjes shkencore “menaxhmenti doganor dhe shpedicioni”, por gjatë vitit 2014 dhe 2017 i ka përdorur në MPB.

M.M., në vitin 2015 dhe 2016 me diplomat ka aplikuar për angazhim si profesor në Universitetit Ndërkombëtarë “Gavrillo Romanoviç Dërzhavin” në Sveti Nikole ku për tre vjet rresht ka ligjëruar si profesor dhe me çka ka përfituar 272.300 denarë. Ai vitin e kaluar diplomat kontestuese i ka shfrytëzuar për aplikim për dhënien e provimit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërsa personi i katërt A.I., si dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike “Gavrillo Romanoviç Dërzhavin” – Sveti Nikole i ka vendosur në fuqi vendimet për zgjedhje të M.M. si profesor edhe pse e ka ditur se është jo-përkatës me fushën që ka doktoruar, me çka ka vepruar kundër ligjit për shkollim të lartë dhe ka mundësuar që të përfitojë 272.300 denarë – para të paligjshme.

I akuzuari tjetër, V.M.N, gjatë kontrolleve në universitetin “FON” në Shkup, ka ndihmuar që të fshihet flasifikimi i B.R, duke vënë nënshkrimin e tij në dokumentet e inspektoriatit arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat