Iljazi: Po humb besimi i shqiptarëve te Zoran Zaevi

Maqedonia

Iljazi: Po humb besimi i shqiptarëve te Zoran Zaevi

Më: 12 prill 2018 Në ora: 14:42

Pa zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare Maqedonia kur nuk do të jetë e qetë, thotë analisti Selim Iljazi.

"Pa zgjedhjen e drejt të çështjes shqiptare, Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë e qetë. Për këtë qëllim duhet që shqiptarët krahës partive në pushtet të kenë edhe një opozitë të fuqishme", thotë Selim Iljazi, analist.

Duke folur për mbështetjen që shqiptarët i dhanë kryeministrit aktual, Zoran Zaev në saje të premtimeve të tij për t'u dhënë fund disa padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve me vite të tëra, ai thekson se besimi i shqiptarëve të Zaevi ka nis të humb.

"Zaevi nuk do të dëshironte që ta humb besimin te shqiptarët, por realisht vetëm se ka nis të humb atë", thekson Iljazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat