Ivanov: Maqedonia dhe Turqia mund të bëjnë shumë më shumë në këmbimin tregtar dhe në investimet

Maqedonia

Ivanov: Maqedonia dhe Turqia mund të bëjnë shumë më shumë në këmbimin tregtar dhe në investimet

Më: 12 prill 2018 Në ora: 14:49
Presidenti Ivanov

Maqedonia dhe Turqia mund shumë më shumë të bëjnë edhe në investimet edhe në këmbimin tregtar. Në vitin 2012 me kreun shtetëror të Turqisë kemi bërë kontroll të marrëdhënieve tona bilaterale dhe konkluduam se marrëdhëniet politike janë në nivel të shkëlqyer, por megjithatë ajo që mungoi ishte bashkëpunimi ekonomik. Prandaj, parashtruam një qëllim dhe ai është këmbimi i sivjetëm tregtar për ta rritur në një miliardë dollarë, porositi presidenti Ivanov në fjalimin e tij para afaristëve turq në Stamboll.

Në darkën e biznesit, në të cilën mori pjesë delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë, udhëheqësia e Unionit të odave dhe bursave të Turqisë (TOBB) dhe afaristëve nga Turqia, presidenti i Maqedonisë foli për avancimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve përmes rritjes së këmbimit tregtar dhe të investimeve.

“Neve na gëzon zhvillimi parlamentar ekonomik dhe sukseset ekonomike të Republikës së Turqisë. Nga ana tjetër, megjithatë, Republika e Maqedonisë ofron numër të madh të mundësive dhe rasteve. Një është e qartë, mund shumë më shumë edhe në investimet dhe në këmbimin tregtar”, tha presidenti Ivanov.

Ai theksoi se si shtete dhe institucione bëhet gjithçka që të lehtësohet rruga drejt qëllimit dhe për këtë, siç thotë kanë ndihmuar edhe afërsi gjeografike, lidhja e mirë infrastrukturore dhe linjat direkte ajrore midis Maqedonisë dhe Turqisë.

“Siç shteti i Maqedonisë dhe i Turqisë i respektojnë premtimet, ashtu edhe biznesmenët turq dhe të Maqedonisë dinë ta respektojnë fjalën që i kanë  dhënë njëri-tjetrit. Dhe me këtë, ju, afaristët ndërtoni besim i cili më pas u transmetohet qytetarëve, konsumatorëve. Qytetarët e Maqedonisë kanë besim në produktet turke të cilat për asgjë nuk mbeten pas brendeve evropiane”, u porositi presidenti i Maqedonisë, afaristëve të pranishëm.

Ivanov në fjalimin e tij theksoi edhe se përmirësohet gjendja dakorduese midis Maqedonisë dhe Turqisë dhe përkujtoi se rrënjët historike të ekonomisë së Maqedonisë janë pikërisht në çarshitë turke dhe tregjet turke në të cilat kanë funksionuar esnafët.

Anëtari i bordit drejtues të Unionit të odave dhe bursave të Turqisë (TOBB), Xhengiz Gynaj, përkujtoi se presidenti Ivanov është shumë i rëndësishëm për TOBB dhe kërkoi mbështetje të tij për nivelimin e doganave midis dy vendeve.

“Maqedonia është në zemrën e Evropës Juglindore dhe është porta drejt 650 milionë konsumatorëve. Rreth 100 kompani turke tani më kanë investuar një miliardë e 500 milionë dollarë dhe kanë hapur 5.000 vende të punës në Maqedoni”, tha Gynaj.

Ivanov i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Turqisë, sot do të ketë fjalim në sesionin presidencial të Samitit të 21-të ekonomik euroaziatik, qëllimi i të cilit është avancimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat