Pas 18 vitesh gjykim, nesër shpallet vendimi për vrasjen e policëve në hyrje të Haraçinës

Maqedonia

Pas 18 vitesh gjykim, nesër shpallet vendimi për vrasjen e policëve në hyrje të Haraçinës

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:05

Nesër në Gjykatën themelore Shkupi 1 gjykatësja Lidija Zimbovska do ta kumtoj vendimin gjyqësor për vrasjen e tre policëve në hyrje të Haraçinës në vitin 2000.

Zimbovska është gjykatësja e fundit e cila merret me këtë  proces që fillimisht kishte vendim për lirim. Pas ndërprerjes së gjykimit janë ndryshuar disa gjykatës, ndërsa pjesë e të akuzuarve kanë vdekur.

Vendimin e gjykatës nesër duhet ta dëgjojnë të akuzuarit Lirim Dinarica, Muça Bajrami, Ramiz Asani dhe Emrulla Emrullai. Derisa ka zgjatur procesi gjyqësor kanë ndërruar jetë të akuzuarit Bashkim Asani, Sabri Asani dhe Agim Asani.

Këto persona gjykohen për rast që tronditi Maqedoninë më 11 janar të vitit 2000 në hyrje ta Haraçinës, ku ishin vrarë policët Eroll Gotak, Kirill Petrushevski dhe Aco Angellovski. Një vit më vonë, kur filloi konflikti luftarak në Maqedoni, pjesëtarët e UCK-së e morën përgjegjësin për këtë akt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat