Osmani: Vazhdojmë me reformat edhe pas Raportit të KE-së më 17 prill

Maqedonia

Osmani: Vazhdojmë me reformat edhe pas Raportit të KE-së më 17 prill

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:01

Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në suaza të vizitës në Bruksel, pati takime me Genoveva Ruiz kalavera, drejtoreshë e sektorit për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë për zgjerim – DGNEAR, me eurodeputetin holandez, Hans Van Baalen, i cili e kryeson grupin “Miqtë e Maqedonisë” në Parlamentin evropian dhe me Pjotr Serafin, shef i kabinetit të kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Në takime u hapën temat për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë, në kontekst të perspektivave evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, kumtoi SÇE.

“Republika e Maqedonisë në mëynrë aktive po përgatitet për implementimin e proceseve nga nismat kryesuese të Strategjisë për zgjerim me vendet nga Ballkani Perëndimor 2025, të cilat paraqesin vegël kyçe për përmbushjen e kritereve për pranim të vendeve-kandidate, por edhe për konvergjencë të shoqërisë me vendet e tjera evropiane”, theksoi Osmani. Në atë drejtim shfaqi kënaqësi nga suksesi i deritnaishëm në implementimin e Planit 3-6-9, duke e potencuar qëllimin e Qeverisë të vazhdojë me procesin reformues, menjëherë pas marrjes së Raportit nga ana e Komisionit më 17 prill, me çka agjenda evropiane sërish do të përqendrohet në fokusin e vet.

Osmani potencoi se në pajtim me implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, por edhe në pajtim me adresimin e suksesshëm dhe mbylljen e çështjeve të hapura politike, pret edhe përparim në proceset eurointegruese, që do të thotë fillim të negocuatave me Unionin për anëtarësim të barabartë të Republikës së Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh rolin e koordinuesit të procesit të integrimeve evropiane të vendit, Sekretariati për çështje Evropiane tashmë po përgatitet edhe për fillim të mundshëm të negociatave, përmes riaktivizimit të të gjitha mekanizmave për koordinim dhe ndjekje të procesit”, deklaroi osmani, Ai shtoi se në mënyrë adekuate të stazhit të gjatë të Republikës së Maqedonisë në procesin e Stabilizimit dhe asociimit, pret, gjatë fillimit të procesit të negociatave, përparim të shpejtë në adaptimin e shtetit me rregullat, standardet dhe vlerat evropiane.

Vizita e Osmanit në Bruksel është në prag të publikimit të Raportit të KE-së për gjendjet  dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë, më 17 prill. Në kuadër të vizitës në Bruksel, Osmani paraprakisht pati takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, së cilës ia prezantoi përparimin në implementimin e Planit 3-6-9, si dhe në realizimin e pengesave të tjera politike në rrugën eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat