Zaev e pranon: Nuk kam shumicë stabile, "qëllimi i rikonstruimit është rritja e shumicës parlamentare"

Maqedonia

Zaev e pranon: Nuk kam shumicë stabile, "qëllimi i rikonstruimit është rritja e shumicës parlamentare"

Më: 12 prill 2018 Në ora: 17:59
Zoran Zaev

Edhe pse kryeministri Zoran Zaev disa herë ka deklaruar se zgjerimi i shumicës parlamentare po bëhet me qëllim që reformat të ecin përpara dhe se Qeveria e tij është stabile dhe nuk mund të "tundet", ai sot është kundërshtuar vetvetiu duke na lënë të kuptohet se nuk ka shumicë stabile parlamentare.

Sipas tij, qëllimi kryesor i Qeverisë është rritja e shumicës parlamentare, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se të gjithë funksionarët në ekzekutiv, por edhe të tjerët do të vlerësohen në bazë të punës që kanë bërë dhe po bëjnë.

"Nëse asgjë nuk është përmirësuar, nuk do të thotë se do të falënderohemi tërësisht, por do t’i vendosim në pozicione tjera ku do të vlerësojmë se ndoshta më mirë do të mund tu përgjigjen kërkesave tonë. Çdoherë do të bazohemi në kapacitetin, ekspertizën e personit dhe përshtypjen që e krijon në opinion. Një pjesë e rikonstruimit do të thotë plotësimin e pozicioneve, ndërsa një pjesë edhe ndryshim. Pres që deri në fund të prillit Kuvendi t’i përkrah vendimet tona”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Përndryshe, të mërkurën, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, deklaroi se tani më kanë arritur marrëveshje me Partinë Demokratike Turke, për të qenë pjesë e Qeverisë, ndërsa janë duke zhvilluar bisedime edhe me partitë tjera, mbi gjitha me Lëvizjen Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat