Mickoski: Maqedonia duhet të thellojë marrëdhëniet me Gjermaninë

Maqedonia

Mickoski: Maqedonia duhet të thellojë marrëdhëniet me Gjermaninë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:40
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me një delagacion nga Bundestagu i Republikës së Gjermanisë, i cili ishte i udhëhequr nga kryetari i Komosionit për Çështje Evropiane, Gunter Krichbaum.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim Mickoski ka afirmuar qëndrimet e partisë së tij për përshpejtim të procesit të integrimeve të Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Gjithashtu Mickoski ka theksuar se Maqedonia duhet të vazhdojë me thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se bashkëbiseduesit në takim janë dakorduar se ndihma e Gjermanisë në procesin e eurointegruese të Maqedonisë është me rëndësi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat