Marrëveshja LSDM-VMRO, çka humbin dhe çka fitojnë shqiptarët

Maqedonia

Marrëveshja LSDM-VMRO, çka humbin dhe çka fitojnë shqiptarët

Më: 13 prill 2018 Në ora: 00:34
Muki dhe Gruevski

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për koordinim në fusha të caktuara për të ardhmen.

Edhe pse nga të dy partitë kanë konfirmuar këtë marrëveshje dhe kanë treguar disa nga pikat e saj, opinioni i gjërë dhe në veçanti shqiptarët nuk kanë dijeni se çka sakt ka dhe çka fshehë ajo. Pikat të cilat janë zbuluar nga të dy taboret kanë të bëjnë kryesisht me përkrahjen e ligjeve reformuese dhe bashkërendim në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ajo që nuk u tha por që u vërejt dhe u nënkuptua se është pjesë emarrëveshjes ishte edhe kthimi i deputetëve opozitarë në Kuvend si dhe lirimi i deputetëve opozitarëtë paraburgosur për dhunën në Kuvend.Ajo që ngelet enigmë, së paku deri më tani, është përjashtimi i faktorit shqiptar nga kjo marrëveshjendërmaqedonase.

Kjo marrëveshje gjen spektrin politik shqiptar të dobësuar dhe të grimcuar siasnjëherë më parë.

Për efektet konkrete ndaj shqiptarëve do duhet të presim.

Një gjë është e sigurtë: Zhgënjimi i shqiptarëve nga qeveria e re për çdo ditë po rritët në mënyrë marramendëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat