Osmani: Zbatimi i planit 3-6-9 ka tejkaluar parashikimet më optimiste

Maqedonia

Osmani: Zbatimi i planit 3-6-9 ka tejkaluar parashikimet më optimiste

Më: 13 prill 2018 Në ora: 12:52
Zëvendëskryeministri për Integrimin Europian Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Integrimin Europian Bujar Osmani tha sot se më shumë se 90% e masave të parashikuara nga plani 3-6-9 janë realizuar dhe dhjetëra të tjerët nuk janë realizuar për arsye të ndryshme. Sipas tij, një pjesë e asaj që nuk është realizuar është për shkak se disa masa janë në zhvillim e sipër, disa masa për shkak të detajeve teknike dhe disa për shkak se opozita kërkoi konsultime shtesë.

“Më lejoni të përcjell mesazhin nga të gjithë bashkëbiseduesit në Bruksel se Maqedonia ka arritur të ofrojë një agjendë reformuese jashtëzakonisht produktive në këto nëntë muaj dhe se vendi ynë është rikthyer në rrugën evropiane. Zbatimi i planit 3-6-9 ka tejkaluar parashikimet më optimiste dhe më 17 prill ne presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian në raportin e tyre dhe raportin më të mirë deri tani”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat