Tre policë u vranë me kallashnikovë në Haraçinë, pritet të shqiptohet dënimi nesër

Maqedonia

Tre policë u vranë me kallashnikovë në Haraçinë, pritet të shqiptohet dënimi nesër

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:10
ilustrim

Pas 18 viteve procese gjyqësore, nesër pritet të shpallet vendimi i gjykatës lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi në vitin 2000 në fshatin Haraçinë, kur u vranë policët Eroll Gotak, Kiril Petrushevski dhe Aco Angellovski.

Të akuzuar në këtë rast janë Lirim Dinarica, Bajram Muça, Ramiz Hasani dhe Emrulla Emrullahu. Deri sa zhvillohej procesi gjyqësor ndërruan jetë të akuzuarit Sabri Hasani, Bashkim Hasani dhe Agim Hasani.

Rasti ndodhi më 11 janar të vitit 2000 në ora 22 e 30 minuta. Sipas MPB-së vrasjen e kanë kryera katër persona, prej të cilëve tre kanë shtënë me pushkë automatike, kurse një me revole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat