Një person në kufirin në Bllacë ka filluar të ikë pasi policia e ndaloi për kontrollë

Maqedonia

Një person në kufirin në Bllacë ka filluar të ikë pasi policia e ndaloi për kontrollë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:39

Mbrëmë rreth orës 19:00 në vendkalimin kufitar në Bllace të poshtme në dalje të Maqedonisë është ndaluar një veturë të tipit Passat me targa të Kosovës.

Në momentin kur vetura është ndaluar për kontrollë, nga vetura ka dalë bashkëudhëtari dhe ka filluar të ikë në drejtim të hyrjes në Kosovë. Gjatë përpjekjes të kapet, i kanë rënë telefoni celular, letërnjoftimi në emër të J.B (21) nga Bllaca, dhe një pako të vogël ku kishte materie pluhuri.

Në vendin e ngjarjes në veturë kishte mbetur S.H (28) nga Kosova i cili është privuar nga liria. Po ndërmeren masa për zbardhje të plotë të rastit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat