Ambasadori francez Thimonier takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi

Maqedonia

Ambasadori francez Thimonier takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:25
Pamje nga takimi

Siç informojnë nga Shërbimi për informim i PDSh-së, në takim është biseduar për çështjet aktuale politike, kontestin me Greqinë, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet t’i përmbush drejt proceseve integruese.
 
Kryetari i PDSh-së, Thaçi, ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit që do të mundësonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe të procesit të reformave, duke potencuar se procesi euroatlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe për shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit janë pajtuar që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat