Soumalainen: Gjuha çështje e rëndësishme në një shtet shumetnik

Maqedonia

Soumalainen: Gjuha çështje e rëndësishme në një shtet shumetnik

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:27
Nina Soumalainen

Nina Soumalainen, ambasadore e OSBE-së në Shkup ka deklaruar se liria e mediave në Maqedoni është përmirësuar, por ka ende çështje kritike.

Në intervistën e saj për agjencinë AIM, Soumalainen thotë se përparimi në media është përmendur edhe në misionin mbikëqyrës të OSBE/ODIHR-it.

Megjithatë, ajo thotë se pikë kritike është çështja me RTVM-në, zgjidhjet kadrovike dhe mosdënimin e veprave kriminale të kryera ndaj gazetarëve.

Në lidhje me gjyqësinë, Soumalainen thotë se e mbështet gjyqësinë e pavarur, të paanshme dhe profesionale, duke e përshëndetur punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ambasadorja e OSBE-së thotë se gjuha është çështje e rëndësishme në një shtet shumetnik, dhe se shteti duhet të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim të prejardhjes së tyre. Si shembull e përmend Finlandën, nga ku ajo vjen, duke thënë se atje gjuhë zyrtare janë finlandishtja dhe suedishtja, edhe pse suedezët janë më pak se 6%. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat