Mogherini: Është momenti për ndryshime pozitive për t`u arritur përparim i pakthyeshëm drejt BE-së

Maqedonia

Mogherini: Është momenti për ndryshime pozitive për t`u arritur përparim i pakthyeshëm drejt BE-së

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:13
Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, javën e ardhshme do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, ku do të prezantojë raportet e reja vjetore nga Komisioni Europian për përparimin e këtyre vendeve drejt BE-së. Në prag të vizitës në Ballkan, Mogerini tha se "është momenti për ndryshime pozitive, për arritjen e një përparimi të pakthyeshëm drejt BE-së".

"Është interes i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët e BE-së dhe e vendeve të rajonit, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Është momenti për ndryshime pozitive, në mënyrë që të arrihet përparim i pakthyeshëm kah BE-ja",- tha përmes një deklarate Mogherini.

Ajo vizitën do ta nisë nga Tirana, më 17 dhe 18 prill, ndërsa më pas vjen në Shkup, ku do t'i bashkohet edhe komisionari europian për zgjerim, Johannes Hahn. Turneun ballkanik, Mogherini do ta vazhdojë me vizitën në Tivat të Malit të Zi dhe do ta përfundojë me ndalesën në Beograd, më 19 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat