Ky është drejtori i ri i burgut të Idrizovës

Maqedonia

Ky është drejtori i ri i burgut të Idrizovës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:24
Bobi Mojsoski

Bobi Mojsoski është emëruar u.d. drejtor i Institucionit ndëshkues-përmirësues Idrizovë.Mojsoski është emëruar në seancën e fundit qeveritare.

Ai vjen në vendin e Antonio Dimov, i cili në këtë pozitë ishte emëruar në shkurt të këtij muaji.

Dimov mbetet në funksion derisa emërimi i pasardhësit të tij Mojsoski nuk publikohet në Gazetën zyrtare.

Bobi Mojsoski deri më tani ishte drejtor i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrjeve së Republikës së Maqedonisë. Mojsoski vjen nga Kërçova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat