Zaev: Përmendorja e Aleksandrit të Madh nuk do të prishet

Maqedonia

Zaev: Përmendorja e Aleksandrit të Madh nuk do të prishet

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:39
Përmendorja e Aleksandrit të Madh

Kryeministri Zoran Zaev në intervisët për deklaroi se përmendorja e Aleksandrit të Madh nuk do të prishte.

Ai tha se gjithçka kemi është Maqedonia, por nënvizoi se qytetarët kanë nevojë për më shumë para, jetë më të mirë dhe prandaj shpresojnë se do të ketë zgjidhje dinjitoze për emrin me Greqinë.

Zaev thotë se Greqia ka mirëkuptim për atë se nuk duhet të preket identiteti.

Për veten tha se është politikan racional, kurse referendum për emrin me siguri do të ketë.

Zaev u pyet nëse ministrat e punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Ohër kanë kënduar siç Ivica Daçiq i këndoi kolegut të rij grek gjatë takimit në Beograd.

“Për aq sa di që të dy ministrat nuk kënduan në Ohër, Dimitrov nuk është nga kënga si Daçiq, por takimi ka kaluar në një atmosferë shumë pozitive dhe sundon më optimistë se më parë. Në ditët e ardhshme do të takohem me Nikollën, do të diskutojmë të gjitha risitë dhe mënyrën se si duhet të lëvizim më tej proceset me Greqinë”, u përgjigj me shaka Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat