Subvencione prej 200.000 denarësh nëse shtëpinë e vjetër në fshat e bëni apartament turistik

Maqedonia

Subvencione prej 200.000 denarësh nëse shtëpinë e vjetër në fshat e bëni apartament turistik

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:07
ilustrim

Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrje publike për ndarje të subvencioneve për qëllime turistike të amvisërive nëpër fshatra.

Përkrahja financiare është në vlerë prej 60% nga harxhimet e bëra, por jo më shumë se 200.000 denarë dhe e njëjta do të dedikohet për furnizim me pajisje dhe inventar, si dhe rregullimin e hapësirës në amvisëritë e fshatrave.

Afati për paraqitje është 30 shtator 2018, ndërsa mjetet financiare do të ndahen në bazë të principit “vjen i pari, shërbehesh i pari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat