Cila BESË është më afër Qeverisë, ja çfarë thotë funksionari i lartë i LSDM-së

Maqedonia

Cila BESË është më afër Qeverisë, ja çfarë thotë funksionari i lartë i LSDM-së

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:50
ilustrim

Mocioni i votëbesimit të Qeverisë ka qartësuar pozicionet e partive më të vogla politike, se a janë me apo kundër koalicionit LSDM dhe BDI.

Përkrahja e dy deputetëve të Lëvizjes BESA të Kasamit dhe votimi për Qeverinë e Zaevit dhe kundër mocionit forcoi pozicionet e kësaj partie në negociatat për përfshirje në Qeveri, përkundër votave të përmbajtura të Lëvizjes BESA të Afrim Gashit dhe të PDSH-së. Kjo është theksuar nga një funksionar i lartë i LSDM.

Sipas këtij funksionari, me këtë qëndrim BESA e Kasamit është më afër marrëveshjes dhe se do të ketë pozita më të mira në tryezën e bisedimeve dhe do të përfitojë më shumë funksione.

“Me votimin të përmbajtur nga ana e BESËS së Gashit dhe PDSH, kjo nënkuptohet si kontraproduktive, edhe se pse kanë menduar se me këtë qëndrim ata do të sigurojnë pozicione më të forta në bisedime. Pas interpelancës, BESA e Kasamit është në epërsi”, theksoi funksionari i LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat