Psikologët: Orari aktual i stërngarkuar, ndryshimet në arsimin fillor, të arsyeshme

Maqedonia

Psikologët: Orari aktual i stërngarkuar, ndryshimet në arsimin fillor, të arsyeshme

Më: 14 prill 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Ministria e Arsimit përmes ndryshimeve dhe plotësimeve në programet mësimore për arsimin fillor, parasheh shkurtimin e lëndëve si dhe orarin mësimor për nxënësit në ciklin e ulët, njofton “TVM2”.

Plotësimet  po hasin në mbështetje edhe të  psikologëve të cilët thonë se orari aktual është i strërngakruar dhe nxënësit e humbasin vëmendjen dhe koncentrimin. 

Nxënësit tani e tutje  do të jenë angazhuar më tepër  në përvetësimin e matrialit edukatovo arsimorë, dhe kjo është shumë gjë pozitive, thotë për TVM2 psikologja,  Hatixhe Sefa.

“Ndoshta do të duhen edhe disa ndryshime por ne e përkrahim këtë vendim mbase ky do tu mundësojë nxënëve një kohë më të angazhuar që do të thotë se nxënësi është i angazhuar në procesin edukativo arsimorë, në matrialin të cilin duhet ta përvetësojë, nxënësi atë kohë të gjithën e ka poduktive dhe kjo sigurisht që do të jap rezultate të mira dhe pozitive” – thotë psikologja, Hatixhe Sefa.  

Psikologja Hatixhe Sefa shpreh rezeva dhe vërejtje sa u përket planeve dhe programeve për klasat e ulta, pasi që shpesh nuk korrespondojnë me moshën që ka nxënësi. 

“Ndoshta do të duhen disa ndryshime në plan-programet e nxënësve pasi që këto bëhën në krahësim më moshën që ka nxënësi, kam disa kritika në planet dhe programet e klasave të ulta sepse shpesh hasim në detyra dhe ekuacione më të vështira që nuk përputhen me moshë  e fëmijëve” – u shpreh psikologja, Hatixhe Sefa.  

Analizat që janë bërë tregojnë se nxënësit janë një nga kategoritë më të ngarkuara. Nëse të gjithë ne jemi të limituar me orarin e punës, fëmijët kohën e kalojnë në orët mësimore ndërsa obligimet e tyre vazhdojnë edhe në shtëpi. Ministrja e Arsimit Deskovska ditë më parë tha se “mungesa e interesimit dhe stërngarkimit  rezulton me refuzim ndaj procesit mësimor”.

Me ligjin e ri për arsim fillor, nxënësit nga klasa e parë deri të pestën do të kenë vetëm 4 orë. Madje nxënësit  nuk do të jenë të angazhuar me detyra shtëpie pasi ato do të kryhen në kuadër  të orëve mësimore. 

Ndryshimet parashohin regjistrimin e nxënësve që në moshën pesë vjec e gjysmë ndërsa nuk parjashtohet edhe heqja e kembrixhit në klasën e parë. Për këto ndryshime pritet të ketë edhe debate publike që të dëgjohet edhe mendimi i mësimdhënësve.

Zbatimi pritet të nis nga shtatori apo të paktën në disa shkolla-pilot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat