Osmani: Ligji për përdorimin e gjuhëve është bllokuar për qëllime politike

Maqedonia

Osmani: Ligji për përdorimin e gjuhëve është bllokuar për qëllime politike

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:28
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot gjatë një konference për shtyp tha se shteti në qetësi po shikon se si njeriu i parë, përgjegjës për mbrojtjen e Kushtetutës, në mënyrë flagrante po e thyen Kushtetutën dhe nuk po e respekton vullnetin e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Ai mendon se të gjithë duhet të reagojnë, gjithmon kur nuk respektohet Kushtetuta, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për Ligjin e gjuhëve, apo për ndonjë ligj tjetër.

“Gjatë këtyre dy muajve Ivanov kishte mundësinë që të bëj gjënë më të vogël për kohezionin shoqëror dhe unitaritetin shtetëor, gjë që se ka bërë në 10 vitet e tij në këtë funksion, kuptohet që këtë ka mundësi ende ta bëjë”, tha Osmani.

Ai shtoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është kidnapuar nga opozita OBRM-PDUKM për qëllime politike ditore, kurse të njëjtët janë të vetëdijshëm se ligji nuk rrezikon asnjë element thelbësor të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat