Emri, partnerët qeverisës të ndarë

Maqedonia

Emri, partnerët qeverisës të ndarë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:38

Kur të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit, do të ketë referendum ku do të mund të deklarohen edhe qytetarët.

Kjo u konfirmua nga kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme dhe shtoi se ata janë në të njëjtën linjë me VMRO DPMNE-në opozitare. Por, me idenë e një referendumi ende nuk pajtohet partneri i koalicionit qeveritar BDI, sepse sipas tyre kjo mbart rreziqe.

"Cilat janë ato rreziqe; së pari do të bëhet një çështje politike ditore dhe ndoshta partitë politike që janë parimisht për disa pozicione ku ata besojnë, nën presionin e opinionit publik, të luftës së përditshme politike midis partive, mund t’i ndryshojnë qëndrimet. Së dyti, referendumet janë të lehta për t’u ndikuar nga jashtë"  – deklaroi Bujar Osmani – Zëvendëskryeministër për Integrim Evropian.

Por, pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së pikave kryesore që kanë mbetur për t’u zgjidhur rreth çwshtjes sw emrit optimizmin e qeverisë për zgjidhje të shpejtë të kontestit nuk e ndan profesori Llazar Llazarov.

"Unë nuk e ndaj këtë optimizëm, sepse ka shumë çështje komplekse që duhet të diskutohen. Qeveritë janë progresive, demokratike, pro-evropiane, si qeveria e Maqedonisë, ashtu edhe ajo greke, por si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi ekziston një opozitë që nuk mendon kështu dhe që është duke rezistuar dhe do të rezistojë" – tha analisti Llazar Llazarov.

Edhe Llazarov është gjithashtu i mendimit se është e mundur të zbatohet një zgjidhje, që do të kishte ardhur pa një referendum, për të cilin beson se vetëm do ta zgjaste procesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat