Pendarovski: NATO-ja nuk është alternativa e vetme, por më e mira për Maqedoninë

Maqedonia

Pendarovski: NATO-ja nuk është alternativa e vetme, por më e mira për Maqedoninë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 12:35
Stevo Pendarovski

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ka thonë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk është mundësia e vetme për shtetin, por më e mira sipas tij.

“Pas gjithë analizave krahasuese që mund të bëjmë në këtë temë, nuk mund të shoh se ka organizatë më të mirë në botë, që ofron kushte më të mira për zhvillim për shoqërinë specifike të Maqedonisë”, ka thënë Pendarovski.

Ndërsa nëse për shkak të kontestit të emrit dështon anëtarësimi në NATO, Pendarovski tha se duhet të vazhdohet me negociata pasi ka edhe shumë çështje tjera të cilat duhet të zgjidhen.

I pyetur se si do të reagojë Rusia nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO, ai the se Moska ka retorikë që nuk ndihmon në marrëdhëniet mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat