Paditet drejtori i një shkolle në Gjevgjeli, ka marrë rrogë më të madhe për shtatë vite

Maqedonia

Paditet drejtori i një shkolle në Gjevgjeli, ka marrë rrogë më të madhe për shtatë vite

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:24
Ilustrim

Në periudhën prej marsit 2010 deri në shtator të 2017, i padituri si drejtor i shkollës fillore “Klimenti i Ohrit” në fshatin Miravci të Gjevgjelisë, ka urdhëruar sekretaren e shkollës dhe kontabilistin, që t’i paguhet rrogë më e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se ai në këtë mënyrë ka vepruar kundër marrëveshjes kolektive për arsim fillor, si dhe kundër marrëveshjes së Sindikatës së Arsimit me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ai në këtë mënyrë ka shkaktuar dëm në buxhetin e shtet në vlerë prej 162.393 denarë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat