Nesër mundësia e dytë për ligjet reformuese në Maqedoni

Maqedonia

Nesër mundësia e dytë për ligjet reformuese në Maqedoni

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Komisioni kuvendor për sistem politik nesër do të diskutojë për ligjet sistematike për gjykatës dhe ligjin për Këshillin Gjyqësor, të cilët janë pjesë e paketës reformuese, ndërsa të enjten nuk erdhën në rend dite për miratim në Parlament.

Shumica parlamentare pret ndhimë edhe nga OBRM-PDUKM-ja për ligjet gjyqësore, që të mund të sigurojë dy të tretat e deputetëve në mënyrë që të miratohen.

Grupet e punës së OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së gjatë kësaj fundjave kanë biseduar, ndërsa nuk dihet nëse kanë përafruar qëndrimet për ligjet reformuese.

Nga tabori opozitar thonë se për Ligjin për Këshillin Gjyqësor nuk ka dallime, ndërsa mbetet të konfirmohen qëndrimet për Ligjin për gjykatës në lidhje me përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve.

Qeveria beson se ligjet e reformës, përveç që janë të harmonizuara politikisht, duhet të kenë mbështetje edhe të ekspertëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat