Maqedoni, shoqatat shëndetësore nuk pranojnë rritjen e ofruar për punën e natës

Maqedonia

Maqedoni, shoqatat shëndetësore nuk pranojnë rritjen e ofruar për punën e natës

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:10
Ilustrim

Rritja e pagës për punën e natës prej 80 në 100 denarë, nuk do të pranohet nga Unioni i shoqatave të udhëhequr nga Shoqata e motrave medicilane, stomatologëve, teknikëve dhe akushereve, pas të cilës qëndrojnë 5500 anëtarë nga gjithë shteti.

Disa prej tyre janë anëtarë të Sindikatës për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, ndërsa tjerët në Sindikatën e Qendrës Klinike. Ata do të takohen të hënën me udhëheqësinë e Sindikatës së shëndetësisë, dhe pastaj me Sindikatën e Qendrës Klinike.

“Nuk e pranojmë këtë zgjidhje me asnjë arsye. Ne do të pranojmë vetëm nëse vlerësohemi në bazë të detyrës, jo për punën e natës. Bashkimi i shoqatave është vazhdimisht i përditësuar me ndryshimet dhe plotësimet e marrëveshjeve kolektive, dhe kërkesat tona nuk janë vetëm në pjesën e punës së natës, por shumë më tepër se kjo”, tha për NovaTV, kryetarja e shoqatës, Gordanka Beshilovska.

Ajo theksoi se ka qendra shëndetësore ku infermieret, për shkak të mungesës së stafit, mbulojnë ndërrime për orët e punës nga ora 15 deri në mëngjes dhe ato paguhen si një ndërrim nate dhe kjo sipas saj, duhet të ndryshojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat