Zaev paraqitet në gjykatë, si i akuzuar i lëndës “Ryshfeti”

Maqedonia

Zaev paraqitet në gjykatë, si i akuzuar i lëndës “Ryshfeti”

Më: 16 prill 2018 Në ora: 08:23
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev do të duhet që sërish të paraqitet në gjykatë, pasi që vazhdon seanca për lëndën “Ryshfeti”, ku i akuzuar është vetë ai, nën dyshimin e kërkimit dhe pranimit të ryshfetit.

Sot duhet të vazhdojë të dëgjohen bisedat, por me Masa të posaçme hetuese (MPH).

Këto biseda filluan të dëgjohen qysh javën e kaluar, por pa praninë e publikut. Pas përfundimit të seancës, Zaevi tha se dëgjimi i materialeve do të vazhdojë deri në përfundimin e tyre, për t’u vazhduar me procedurat tjera të dëshmive.

Përndryshe, në këtë lëndë, Zaev akuzohet se ka kërkuar ryshfet nga afaristi Ivan NIkollov Saçevaliev, për një parcelë ndërtimore në Strumicë, gjatë kohës sa Zaev ishte kryetar komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat