Ganiu realizoi takim me drejtorët e Ndërmarrjeve Publike të Qytetit të Shkupit

Maqedonia

Ganiu realizoi takim me drejtorët e Ndërmarrjeve Publike të Qytetit të Shkupit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:20
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu

 Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot realizoi takim me drejtorët e disa Ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit.

Me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup”, Abdusamed Shabani, të Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërime – Shkup”, Ardijan Muça  dhe të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”, Dushko Veskovski, siç njofton zyra për informim e Komunës, kanë biseduar për planin operativ dhe dinamikën e realizimit të shumë projekteve të planifikuara.

Këto projekte, shtohet më tej në kumtesë, dukshëm do ta përmirësojnë gjendjen e çështjeve komunale në Komunën e Çairit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat