Kocias: Fqinjët të tregojnë seriozitet dhe të mos negociojnë përmes intervistave

Maqedonia

Kocias: Fqinjët të tregojnë seriozitet dhe të mos negociojnë përmes intervistave

Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:13
Nikos Kocias

Liderët e shtetit fqinj ta kuptojnë se nuk mund të negociohet përmes intervistave dhe deklaratave publike, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias nga Luksemburgu pas Këshillit të Punëve të ?ashtme të BE-së.

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, Nikos Kocias pas takimit me kolegët e tij nga Bashkimi Evropian, tha se përveç për situatën në Siri dhe programin bërthamor të Iranit, kanë biseduar edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ai ka informuar për rrjedhën e bisedimeve me shtetin tonë dhe me Shqipërinë.

“Sqarova se ku janë bisedimet tona me Shqipërinë dhe me IJRM-në dhe gjithashtu e potencova nevojën që liderët t? kuptojnë se nuk mund të kenë bisedime përmes intervistave dhe deklaratave të vazhdueshme publike. Se duhet të tregojnë seriozitet dhe ta pranojnë një metodë e cila do të na çojë drejt zgjidhjes”, tha Kocias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat