Maqedoni: Dënim me kusht për sulmesin ndaj deputetit Milevski

Maqedonia

Maqedoni: Dënim me kusht për sulmesin ndaj deputetit Milevski

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:18
Goran Milevski

I akuzuari për sulmin ndaj deputetit dhe liderit të LDP-së, Goran Milevski, sot e ka pranuar fajin dhe ka kërkuar një mundësi të dytë nga gjykata dhe i dëmtuari.

Duke përcaktuar një dënim me kusht për sulmuesin, rasti u zgjidh në seancën e parë. Lideri i LDP-së për “Makfax” tha se ishte i kënaqur me vendimin.

“Gjithkush ka të drejtë për një mundësi të dytë, por të dihet se dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve” tha Milevski. Gjithashtu theksoi se nuk ka kërkuar kompensim financiar për sulmin dhe shtoi se rasti ishte zgjidhur me mirëkuptim të ndërsjelltë.

Njeriu i parë i LDP-së para disa ditësh fizikisht ishte sulmuar në qendrën e qytetit. Kur MPB publikoi fotografit, policia morri shumë telefonat nga qytetarët me çka kishin ndihmuar në zbardhjen e identitetit të sulmuesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat