Prindi i pacientit tentoi të ngulfat mjeken

Maqedonia

Prindi i pacientit tentoi të ngulfat mjeken

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:27
Ilustrim

Profesioni i mjekut edhe pse njihet si një profesion human dhe nga duart e të cilëve pritet të shpëtohen jetë njerëzish, ato po ballafaqohen me probleme nga më të ndryshmet, shkruan Zhurnal.

Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Përgjithëshëm të Koçanit, mbrëmjen e së hënës ku në vendin e punës është sulmuar një mjeke kujdestare, nga një prind i një paciente që është hospitalizuar në këtë ndërtesë.

Dy persona të cilët kanë qenë afër kanë arritur që ta largojnë sulmuesin dhe ta pengojnë incidentin me pasoja më serioze.

Në incident mjekja është lënduar, ndërsa ka përjetuar edhe një traumë psikologjike, për shkak të së cilës ka kërkuar pushim disa ditor.

“Sulmi ndaj koleges tonë ka ndodhur në momentin kur i ka parë rezultatet e pacientëve që është dashur të pranojnë insulinë. Sulmuesi ka insistuar që nëna e tij që është pranuar ditën paraprake, të ketë prioritet, pas së cilës e ka kapur mjeken për fyti dhe ka tentuar që ta ngulfas. Ky nuk është sulmi i parë i këtillë ndaj mjekëve në spital, por njëri prej më seriozëve deri më tani”, ka thënë drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Kocani, Borka Panova.

Rasti është paraqitur në polici, pas së cilës është kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa të punësuarit presin që të ndërmerren masa kundër dhunuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat