Takohen Zaev e Gashi, lëvizja BESA kërkon dy ministri

Maqedonia

Takohen Zaev e Gashi, lëvizja BESA kërkon dy ministri

Më: 17 prill 2018 Në ora: 17:52
Arkiv

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi sot kanë realizuar një takim të përbashkët për ti diskutuar modalitetet për përfshirjen e Lëvizjes BESA në koalicionin qeveritar.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, risitë për zgjidhjen e problemit të emrit të shtetit, si dhe për mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Zhurnal mëson se takimi midis Zaevit dhe Gashit nuk është mbajtur në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, por një një restoran të njohur elitar në Shkup.

"Në takim është biseduar për punë parimesh, programe konkrete, për politikat reformuese etj", thonë burime partiake.

Lëvizja BESA i kërkon kryeministrit Zoran Zaev, dy ministri  me struktur të gjerë me qëllim si thonë burime partike të kontributit sa më të madh në shoqëri, ndërsa për zëvendës ministra, sekretar shtetëror dhe drejtor do të bisedohet në nivel të komisioneve. 

"E gjithë kjo do të ishte e formalizuar nëse dakordohemi për parimet bazë", theksojnë burime partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat