LSDM-VMRO, ndryshime ligjore për financimin e partive

Maqedonia

LSDM-VMRO, ndryshime ligjore për financimin e partive

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:04
Ilustrim

Komisioni për parandalimin e korrupsionit, revizorët shtetëror dhe gazetarët investigues shprehën dyshime serioze për zonën gri të financimit të partive politike në Maqedoni. Tani këtë çështje vendosën ta rregullojnë dy partitë më të madha në vend, LSDM dhe VMRO-DPMNE si pjesë e dialogut politik për ligjet reformuese. Parimisht janë dakorduar që financimi i rregullt vjetor i partive nga buxheti shtetëror të rritet për dy herë e gjysmë. Kjo nënkupton financim për deputetët fituar ose këshilltarë lokal, ndërsa shuma të shkojë deri në rreth 110 mijë denarë për një person të zgjedhur, në vend të 45 mijë denarëve sa është tani.

Në të njëjtën kohë, vlera e donacioneve nga persona juridik dhe fizik parashihet të ulet për dy herë e gjysmë. Personat juridik në vend të 30 mijë eurove si deri më tani, të mund të dhurojnë jo më shumë se 12 mijë euro, ndërsa kufiri për persona fizik ulet prej 3 mijë në 1200 euro.

Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE vlerësojnë se modeli i ri mund t’i zgjidh problemet e vjetra.

Partitë të jetojnë pa injeksione serioze nga sektori i biznesit. I kishim parasysh vërejtjet edhe të grupit të blu-printit, që punoi në reformat demokratike që shkonin në skajshmërinë tjetër, atje kishte propozim partitë plotësisht të financohen nga buxheti dhe të ndalohet çdo lloj tjetër i donacioneve – tha Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së.

VMRO-DPMNE ka qëndrim që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje dhe mënyra e financimit të partive politike të jetë e hapur dhe transparent për qytetarët e Maqedonisë dhe besoj se në këtë pjesë do të kemi qëndrime të përbashkëta me shumicën qeveritare – u shpreh Dragan Danev, koordinues i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Marrëveshja parimore së shpejti do të duhet të paraqesë propozim tekst në kuadër të Ligjit për financimin e partive politike i cili më pas do shkojë për debat publik. mënyra e financimit të partive politike është vetëm një nga temat për të cilat pushteti dhe opozita me muaj kanë negociuar larg syve të opinionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat