Bullgaria e përshëndet rekomandimin pa kusht për Maqedoninë

Maqedonia

Bullgaria e përshëndet rekomandimin pa kusht për Maqedoninë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:50
Ilustrim

Bullgaria aktualisht si udhëheqëse e presidencës së BE-së ka përshëndetur rekomandimin pa kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësim e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Ministri bullgar për Punë të Jashtme theksoi se në kuadër të përpjekjeve e Sofjes për integrimin e shteteve nga Ballkani Perendimor.

“Jemi të kënaqur nga rekomandimet e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë në BE. Kryeministri Boyko Borissov, Qeveria dhe shërbimet diplomatike të Bullgarisë, kanë punuar për këtë në muajt e kaluar, thuhet në deklaratën e MPJ-së bullgare.

Zyrtarisht Sofja thekson se tërësisht i mbështet përmbajtjen në raportin e Komisionit Evropian, si dhe principet euro-integruese, të bazohen në meritat e tyre, qeverisjen e së drejtës dhe drejtim të mirë ekonomik.

Rekomandimin nga raporti i Komisionit Evropian, Bullgaria si kryesuese do të vazhdojë ta mbështes edhe për miratim nga Këshilli i BE-së në qershor të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat