Dhuna ndaj Selës, Stojkovski: Selën e kishin lënë të shtrirë në shkallë të përgjakur

Maqedonia

Dhuna ndaj Selës, Stojkovski: Selën e kishin lënë të shtrirë në shkallë të përgjakur

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:32
Ziadin Sela i pergjakur ne kuvend

Në Gjykatën Themelore në Shkup po vazhdon seanca për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela.

Në gjykatë ka dëshmuar ish deputeti i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Stojkovski, i cili ishte në përbërjen parlamentare të vitit 2014-2016. Stojkovski shpjegoi se ai ka hyrë rastësisht në Kuvend pasi e kishte parë se kanë hyrë një numër i madh njerëzish lirshëm dhe kishte shkuar tek Klubi i Deputetëve, ku e ka parë të shtrirë Zijadin Selën, në shkallët para klubit, i rrethuar nga një turmë e tërbuar personash.

“Kur dola nga klubi, e pashë Zijadin Selën të shtrirë pa vetëdije në shkallë. Rreth tij ishte një turmë e madhe njerëzish. Aco Toshta mundohej t’i qetësojë. Kisha përshtypjen se ishte krijuar një stampedo rreth tij. Pastaj edhe unë hyra t’i ndajë. E largova Kiren. E kapëm Selën dhe e futëm në Klubin e Deputetëve pasi për momentin ai ishte vendi më i sigurt për të. Pasi isha i fokusuar tek Sela, nuk mbaj mend se kush çfarë bënte”, ka rrëfyer Stojkovski. Deputeti thotë se ai është personi që e ka ndihmuar Selën tërë kohën. Ia ka dhënë bluzën e tij dhe ia ka vendosur një kapelë që t’ia mbulojnë identitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat