Zgjerimi qeverisë, Ahmeti: Nuk jemi spektator, por aktor në fushën politike dhe vendimmarrëse

Maqedonia

Zgjerimi qeverisë, Ahmeti: Nuk jemi spektator, por aktor në fushën politike dhe vendimmarrëse

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:53
Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti duke folur për përfshirjen eventuale të Lëvizjes BESA në koalicionin qeveritar, ka thënë se si parti serioze BDI është në rrjedha të zhvillimeve politike, por nuk deshi të flas për kombinatorikat e mundëshme në rast të përfshirjes së Lëvizjes BESA në shumicën parlamentare, njofton Zhurnal.

"Sigurisht se BDI është parti shumë serioze dhe ne nuk jemi spektator, por aktor në fushën politike dhe vendimmarrëse. Tani unë nuk jam tregtar i Bit Pazarit dhe as i Urës së Gurit që të luajë me Qeverinë se do të lejojë një ministri apo jo", thotë Ali Ahmeti, lider i BDI-së.

Përndryshe, kreu i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pas takimit të sotëm me eurokomisarin Han, ka deklaruar se fjalën e fundit për përfshirjen e partisë së tij në koalicionin qeveritar e ka kryemnistri Zoran Zaev.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat