Maqedonia dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Maqedonia

Maqedonia dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Përmirësimi i bashkëpunimit dypalësh ekzistues në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak, duke shqyrtuar mundësitë për forma të reja bashkëpunimi nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, si dhe duke shkëmbyer përvojat dhe duke përdorur aftësitë ushtarale çka posedojnë të dyja vendet.

Këto ishin temat që u diskutuan sot nga shefat e Shtabit të Përgjithshëm të forcave ushtarake të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Gjeneral-major Metodija Veliçkovski dhe Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Veliçkovski në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri zhvillojn takime të nivelit më të lartë në Shtabin Gjeneral të forcave të armatosura të dhe Ministrisë për Mbrojtje.

Delegacioni nga Maqeonia kishte takim edhe me zv. ministrin për Mbrojtje, Petro Koçi.

Zv. ministri i Shqipërisë theksoi mbështetjen e plotë nga Shqipëria për përpjekjet e Maqedonisë për integrim të plotë në NATO.

Gjenerali Veliçkovski theksoi rëndësinë e çdo lloj mbështetje, sidomos nga partnerët e SHBA-Karta e Adriatikut (A3), me të cilën nisi inciativa për antarësimin në NATO, duke treguar pritjet për pranimin e Maqedonisë në vendet partnere si anëtare e plotë në Aleancë.

Delegacioni nga Maqedonia vizitoi edhe komandën e Forcave Detare në Durrës, ku përveç takimit me komandantin, Gjeneral major Jiber Dogani, u njoh edhe me misionin, detyrat dhe kapacitetet e forcave detare të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat